Ish-portieri i skuadrës së Liverpool, Lloris Karius, ka folur për natën e 26 majit, ku ishte protagonist me gafat kundër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, pas kësaj, skuadra e Liverpool doli me shpejtësi në treg për të gjetur një portier të ri, duke rënë dakord me  gardianin e Kombëtares së Brazilit, Alisson Becker.

Karius, në një intervistë për gjermanen “Bild”, ka theksuar se Sergio Ramos ende s’i ka kërkuar ndjesë për dëmtimin në finalen e Kievit. Gjermani vijon punën me skuadrën e Besitas në Turqi, në huazim nga ekipi i  “The Reds”.

“Mund të ndodhë për të gjithë që të përjetojnë një mbrëmje të keqe.Fakti që arrita të kualifikohem dhe luaj në finalen e Champions League e konsideroj si një rezultat të madh dhe nuk lejoj askënd të më shkatërrojë atë që kam arritur. Vjet realizova një sezon fantastik, me një finale të pafat, por në sport ka edhe zhgënjime. Por në sport duhet të dish të kalosh këto momente zhgënjimi. Askush nuk do ta vërtetojë 100% se sa të lidhura janë gabimet e mia me goditjen që pësova nga Ramos në atë ndeshje. Nuk është një justifikim, por një shpjegim. Nuk e di nëse Sergio Ramos më goditi qëllimisht apo jo, por di të them që nuk më ka kërkuar kurrë ndjesë. Pas vizitës mjekësore doli se kisha një deficit në pamje, çka shpjegohen edhe këto gabime të miat. Tani luaj me Besiktas, një klub i madh, një sfidë e re për mua”, tha Karius.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb