Ish-portieri i Liverpulit, Loris Karius është një nga portierët më të njohur në botë kjo falë për gafave që bën.  Gafat e bëra në finalen e fundit të Champions League do të mbesin gjatë në memorien e shumë njerëzve dhe vështirë se Karius do të arrijë të luajë më në nivele të larta.

Në takimin mes Sarpsborgut dhe Beshiktashit ditën e enjte, Karius pësoi 2 gola në 6 minutat e para të sfidës dhe për të dy pësimet, faji qëndron mbi të.

Një dalje e pastudiuar te goli i parë dhe një “ngrirje” kur kundërshtari shënon nga 40 metra kanë bërë që Karius të rikthehet sërish në qendër të kritikave, por dhe të talljeve në rrjetet sociale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: