Nga: ZONJA KATERINA
500 gr karkaleca, 1 filxhan majonezë, 3 lgj keçap, 1 lgj konjak, Kripë, piper, 1 limon, 1 avokado, Sallatë jeshile
Hedhim në ujë të ngrohtë karkalecat dhe i kullojmë menjëherë. Përziejmë majonezën me keçapin dhe konjakun dhe kete salcë e hedhim tek karkalecat. Spërkasim me limon sallatën jeshile dhe avokadon dhe e servirim duke vendosur gjethen e sallatës dhe avokadon poshtë dhe lartë vendosim karkalecat me salcën e përgatitur. E zbukurojmë me një domate qershi ose me një fetë lime jeshil.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)