NGA ZONJA VJOLLCA

400 gr karkaleca
1 kokërr qepë
1 spec djegës
4-5 thelpinj hudhër
100 ml salcë domate
50 ml verë e bardhë
1 lugë gjelle gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Fillimisht kaurdisim me një lugë gjalpë qepën bashkë me hudhrën dhe specin djegës. Pasi qepa të jetë kaurdisur mirë e shuajmë me verë të bardhë. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karkalecat dhe salcën e domates. E lëmë gatimin për 5 minuta dhe më pas e servirim të pudrosur me majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: