NGA ZONJA VJOLLCA


 


300 gr karkaleca


2 kastraveca

1 spec djegës

1 lugë kafeje xhinxhër

4 lugë gjelle uthull vere

6 lugë gjelle vaj ulliri

Majdanoz

Kripë

Piper të zi

Sheqer

 

Fillimisht skuqim karkalecat. Më pas presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 mm kastravecat. Në një tas përziejmë mirë vaj, uthull, kripë, sheqer, piper, spec djegës, majdanoz dhe xhinxhër. Me këtë masë të përgatitur marinojmë mirë kastravecat të cilat i hedhim nëpër gota duke i vendosur nga një shkop shishqebapi me 2-3 karkaleca.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)