Nga: ZONJA VJOLLCA*
KARKALECA ME SALLATE DHE PERIME

8 karkaleca
2 speca të verdhë
2 speca të kuq
250 gr kungull të njomë
250 gr patëllxhanë
Trumzë
Rozmarinë
2 thelpinj hudhër
2 qepë të kuqe
3 lugë kafeje sheqer
2 lugë gjelle uthull të bardhë
50 ml uthull vere të kuqe
50 ml uthull balsamike
1 lugë gjelle salcë domate
100 gr sallatë miks
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius dhe në një tavë me letër pjekjeje vendosim specat të piqen për 30 minuta.

Ndërkohë patëllxhanët dhe kungujt të prerë në kubikë të vegjël i skuqim veç e veç në pak vaj ulliri duke i aromatizuar me hudhër, rozmarinë dhe trumzë. I largojmë nga tigani dhe i thajmë me letër kuzhine.

Kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël bashkë me 3 lugë kafeje sheqer dhe pak kripë. Pasi qepa të fillojë të karamelizohet shtojmë dy llojet e uthullës dhe salcën e domates. E lemë të vloje derisa salca të jete trashur plotësisht.

Në një formë unaze vendosim fillimisht specin e kuq, kungujt, specin e verdhë, patellxhanin dhe qepën e karamelizuar. E lemë të marrë pak formë dhe ndërkohë përgatisim sallatën miks (marul dhe radikio) duke e marinuar me uthull, vaj, kripë dhe piper. Në fund kalojmë në tigan karkalecat.

Shërbejmë gatimin në një pjatancë të madhe duke vendosur në qendër perimet dhe në dy pjesët anësore sallatën miks bashkë me karkalecat.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb