Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka sqaruar taktikat e tij për të neutralizuar Liverpoolin dhe për të marrë një fitore të vyer . Ancelotti shokoi të gjithë kur vendosi të startonte me Nikola Maksimovic në atë që u duk një formacion 3-5-2, por vetëm në disa raste.


“Ne jemi mbrojtur me 4-4-2, njëjtë si shumë herë të tjera. Ajo që ndryshoi ishte ndërtimi i mbrojtjes, ku Maksimovic u përkujdes që të largohej presioni i lartë nga sulmuesit e Liverpoolit. Mario Rui me një pozicion më të hapur shkaktoi më shumë probleme” , u shpreh italiani.


“Ishte ndeshja që e kam pritur dhe gjithmonë pres nga ekipi. Shpresoj se me këtë fitore mund të ndërtojmë besim dhe mund të luajmë me më shumë liri”.Ju përgatitni ndeshjet në kokë dhe është krejt interpretim në fushë. Ne kemi testuar disa probleme, kemi punuar shumë për këtë fitore e cila na shtyen përpara si grup”, përfundoi Ancelotti.


BalkaWeb