Të shtunën në orën 21:13 shpërtheu një zjarr në karruselin e Leipzig, ndërsa 65 vizitorë dhe punonjës të shpëtimit kërkuan kujdes mjekësor dhe 16 persona u dërguan në spital.

Fatmirësisht asnjë prej të lënduarve nuk ka pasur rrezik për jetën.

Nga hetimet është zbuluar se flakët erdhën nga një gondol, e cila ishte pothuajse ngjitur me tokën dhe më pas u përhapën në një të dytë. “Ne ndjemë erë plastike dhe menduam se vinte nga kampingu”, tha një dëshmitar.

Sipas informacioneve të BILD, policia në Leipzig aktualisht po përjashton zjarrvënien e qëllimshme dhe një defekt teknik. Përkundrazi, një nga pëlhurat e shtruara përreth – që përdoret për të mbështjellë gondolat – ka marrë flakë – me sa duket nga një bisht cigareje e hedhur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb