Kohët e fundit, Banka Kombëtare e Zvicrës ka publikuar pamjen e re të kartëmonedhës së re 200-frangëshe të Zvicrës dhe menjëherë kanë filluar reagimet e ashpra të banorëve të ish-Jugosllavisë, si në diasporë, po ashtu edhe në vendet përkatëse.

Pasi imazhi i kartëmonedhës së re është bërë publike, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë reaguar për tre gishtat e ngritur në këtë kartëmonedhë. “A mos vallë bëhet fjalë për kartëmonedhë serbe”, ka shkruar një përdorues në Instagramin e së përditshmes zvicerane “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
“Unë mendoj se ky është një provokim ndaj shqiptarëve dhe jo kundër boshnjakëve apo jam gabim këtu?”, ka shkruar një tjetër përdorues në Instagram.

Shumica pajtohen se kartëmonedha e re 200-frangëshe paraqet përshëndetjen serbe me tre gishta, ose së paku mund të interpretohet si e tillë. Kjo përshëndetje është me origjinë nga koha e osmanëve dhe kryengritësve serbë kundër pushtuesve.

Sot, “tre gishtat e Serbisë” janë një simbol identifikimi kombëtar serb.
Shumicës së banorëve në Zvicër nga trojet e ish-Jugosllavisë, kjo kartëmonedhë ua kujton ngjarjet mizore të luftës në vitet ’90.

Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane
Shqetësimi i shqiptarëve ka sjellë reagimin e Bankës Zvicerane. “Pjesa e përparme tregon gjithësinë me grimcat elementare më të rëndësishme të grimcave të modelit standard të fizikës, të njohur sot. Të tre gishtat e dorës tregojnë tre akse të koordinuara dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë dimensionet hapësinore në të cilat zgjerohet materia”, kanë pohuar në deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb