TIRANË-Viti i ri 2015 mbërriti dhe bashkë me të dhe një lumë urimesh për mbarësi, shëndet e harmoni. Nuk janë ndalur në këto urime dhe politikanët shqiptarë të cilët duke shfrytëzuar rrjetet sociale kanë përcjellë mesazhet për bashkëatdhetarët e tyre kudo ndodhen.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një vizatim të vetin ku vërehen caste të ngrohta familjare. Ai, Linda, Gregu, rea dhe Zaho i vogël sipas këndvështrimit të Edi Ramës janë urimi për këtë fundvit.

Nuk mbetet pas ish-kryeministri Sali Berisha. Së bashku me një foto të tij, Berisha përcjell; “Gëzuar nga Unë dhe Lili, për të gjithë ju të dashur miq!!”
berisha2
Një tjetër foto vjen nga deputetja e PD, Mesila Doda, urimi i së cilës është, “Ju uroj nje vit te lumtur 2015!!! Shendet e jete ne shtepite tuaja, paqe e dashuri ne zemrat e shqetesuara, ngushellim per hidherimet, mbaresi per familjet tuaja. Qofte nje vit i mbare per te gjithe.

Pax et Bonum!!!”
mesila2
Klajda Gjosha
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha përcjell urimin me një fotografi me bebushin e saj Luis. “Me deshiren e madhe qe ky vit t’ju kete lene sa me te permbushur, uroj qe 2015 t’ju sjelle te gjithve dashuri,lumturi e mbi te gjitha shendet ne familjet tuaja! Qofte viti i hapave me te shpejte drejt progresit te Shqiperise ku duam te rrisim krenare femijet tane! Nje perqafim dhe nga Luis:).Gezuar! Klajda!
klajda
Majlind Bregu
Paci nje Vit te Ri me shendet , sa me shume dite buzagaz, endrra te mundura per me bukur e urtesi per te dalluar se asgje nuk ndodh rastesisht…
majlinda3
Erion Veliaj
Gëzuar e bekime – nga familja jonë, për familjen tuaj! Eri & Ajola
erion
Erjon Brace
Gezuar!! Per cdo shqiptar, kudo qe te jete, ne Shqiperi apo jashte saj! Nga Lushnja, Divjaka, ne cdo cep te ketij vendi, te botes!! Paci jete e shendet! Pune mbi te gjitha!
Mbani prinderit prane, bejini femijet me te mire sec jeni!Vit te kuq!
politikanet
Grida Duma
Gëzuar 2015 miq!
Uroj thellësisht t’i gëzohemi gjithçkaje që na ka falur Zoti, t’i gëzohemi asaj çka kemi ngritur me sakrifica dhe shpirt.
Uroj të na bekohet më shumë forcë për të përballuar vështirësitë e kohës sonë!
gridaa

Bledi Cuci
Urimet më të mira për 2015!
bledicuci
(d.bono/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb