Real Madridi ka realizuar fitore në fushën e  Levantes (2-1), kjo edhe falë dy penalltive të akorduara në favor të madrilenëve.  Para përfundimit të pjesës së parë, me ndihmën e VAR-it, gjyqtari akordoi penallti në favor të Los Blancos, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (43′).

15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë , harkimi në zonë i Jose Morales e gjeti Marti Rogerin, goditja e të cilit u ndal në rrjetë duke sjellë barazimin e rezultatit.

Një tjetër penallti për lojtarët e Solarit u akordua në minutën e 78-të dhe Gareth Bale ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë Realit tre pikëshin në këtë sfidë.

Nga fundi i ndeshjes dy lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq, Nacho përRealin dhe Ruben Rochina për vendasit.

Real Madridi renditet në vend të tretë, nëntë pikë mbrapa Barcelonës dhe dy pikë mbrapa Atletico Madridit që mban vendin e dytë.  Javën e ardhshme, Los Blancos zhvillojnë ‘el Clasicon’ ndaj Barcelonës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb