Pas veprimeve ndaj portierit të Valencias, Dimitresvski, sulmuesi Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Real Madridin me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ylli i Los Blancos rrezikon një pezullim të gjatë, duke iu referuar nenit 104 të Kodit Disiplinor të RFEF.
Vinicius Junior mund të pezullohet nga 4 deri në 12 ndeshje, vendim që varet nga mënyra sesi do interpretohet rasti nga anëtarët e komisionit të Disiplinës. Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Ancelotti, në këtë periudhë shumë të rëndësishme të sezonit.
Braziliani Vinicius ka shënuar 8 gola në këtë sezon.
🗣 AUDIO REVISIÓN VAR
🗓 Jornada 12 | Primera División
⚽ @valenciacf 🆚 @realmadrid | 77′#ArbitrajeRFEF | @CTARFEF pic.twitter.com/WiwfVldSo2
— RFEF (@rfef) January 3, 2025
(J.S/BalkanWeb)