Merret vendimi për Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian është pezulluar me dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Valencias. Ylli i madrilenëve goditi portierin kundërshtar, me arbitrin që nuk hezitoi t’a nxirrte nga loja futbollistin.

Vinicius nuk do jetë i disponueshëm për Los Blancos për takimet e kampionatit, ndaj Las Palmas dhe Real Valladolid.

Vlen të theksojmë, se 24-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të Ancelottit, me futbollistin që me siguri do të ndihmojë me siguri ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb