HAGE-Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç, apeloi sot dënimin e tij me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të vendosur në nëntor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

Avokatët e Mladiç, që ndryshe quhet “Kasapi i Ballkanit”, i kërkuan dhomës së apelit që “të anulojë të gjitha dënimet e gabuara dhe të lirojë klientin e tyre”.

Ndërkohë, prokuroria ka apeluar gjithashtu duke i kërkuar gjykatës që të shpallë Mladiçin fajtor për një akuzë të dytë për gjenocid.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: