Iker Kasijas ka dalë nga spitali i Oportos, ku u operua të mërkurën për një infarkt që pësoi gjatë një seance stërvitore. Portieri spanjoll i Portos ka dashur të falënderojë mjekët dhe mijërat e personave që i kanë shprehur mbështetjen e tyre gjatë këtyre ditëve.

“Duhet të jem i kënaqur sepse isha me shumë fat. Dua të falënderoj shumë persona që më kanë bërë të ndihem mirë,” ka shpjeguar Kasijas, pasi doli nga godina e spitalit përdore me bashkëshorten dhe gazetaren Sara Karbonero.

Sa i takon së ardhmes së tij si lojtar, menjëherë pasi falënderoi mjekët që e kuruan, ai shpjegoi. “Duhet të pres ende disa javë për të mësuar në do të luaj ende apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime, por ajo që ka më shumë rëndësi, është fakti se jam tani këtu dhe po flas me ju”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb