TIRANE-Kastriot Ismailaj do të dalë para gjykatës më 3 shkurt. Personi më i përfolur kohët e fundit në Shqipëri do të dalë para gjykatës për një sërë akuzash. Trupin gjykues do ta kryesojë Enklejdi Hajro.

Kastriot Ismailaj do të përballet në Gjykatë me dy akuza të ngritura zyrtarisht nga Prokuroria. “Mashtrim me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale’’.

Akuza e parë lidhet me kompaninë DIA dhe përfitimin e rreth 5 milionë dollarëve nga marrëveshja e bërë në vitin 2010 me kompaninë CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borxheve të prapambetura.

Prokuroria ka arritur në konkluzionin se qёllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarja”.

Ky i fundit, pak ditë më parë humbi edhe gjyqin në Arbitrazh me Qeverinë Shqiptare, pasi administratorja e kompanisë DIA u tërhoq nga ky proces. Ismailajt kërkonte të merrte nga shteti shqiptar shumën prej 130 milionë Euro.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb