TIRANË- Biznesmeni Kastriot Ismailaj i cili akuzohet për pastrim parash transferohet nga burgu i Fierit drejt burgut 302 në Tiranë. Transferimi i tij mësohet se ka ardhur për arsye sigurie.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj akuzohet për “pastrim parash” dhe “mashtrim në shuma të mëdha”. Shtetasi Kastriot Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive, një prej të cilave DIA, ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ.

Nga një hetim që po zhvillohet nga i Prokuroria e Tiranës, ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” në vlerë mbi 5 milion euro.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb