KATAR- Rebelët talebanë njoftuan se kishin marrë pjesë në një takim triditor në Katar me një delegacion amerikan të rangut të lartë për çështjen e paqes në Afganistan.


‘’Në takimin e Dohas janë zhvilluar bisedime nga dita e mërkurë deri të premte për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen afgane”, deklaroi zëdhënësi i grupit të militantëve, Zabihullah Muxhahid.


‘’Diskutimet ishin paraprake dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur’’, tha Muxhahidi


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngarkuar Khalilzadin të takojë talebanët me shpresën e vendosjes së paqes në rajon. Khalilzad ka thënë gjatë një konferencë për shtyp në Kabul se ishte optimist se do të arrihej një marrëveshje pajtimi midis militantëve dhe qeverisë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: