Triumf historik për Katarin, që në “Zayed Sports City Stadium” ka shënuar tre gola për të mposhtur Japoninë dhe për të fituar për herë të parë në historinë e vendit të vogël trofeun e Kupës së Azisë.

Trofeu kthehet kështu në Lindjen e Mesme pas 12 vjetësh, ndërsa për herë të fundit e kishte fituar Iraku në vitin 2007, ndërsa dy edicionet e fundit ishin fituar nga Australia dhe Japonia. Lojtarët e Feliks Sançezit kanë tejkaluar çdo parashikim të fillimit duke luajtur me zemër dhe sakrificë, ndeshje që u kurorëzuar me tre gola të shkëlqyer.

Ali Almoez në minutën e 13-të dhe Hatem Abdulazis bënë që karaiotët të shkonin në pushimin e ndeshjes me dy gola avantazh. Në pjesën e dytë Japonia rihap ndeshjen me golin e Takumi Minaminos në të 69-të. Por Akram Afif rikthen qetësinë në të 83-ën, kur ekzekuton saktë një 11-metërsh.

Kështu Katari shpallet fitues i Kupës së Azizë, me organizatorët e botërorit të ardhshëm që po rrisin dukshëm nivelin e ekipit të tyre përfaqësueses në prag të evenimentit të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb