ITALI- Genova dhe mbarë Italia po përballet sot me momente tepër të vështira, pas shembjes së urës Morandi, që deri më tani u ka marrë jetën 35 personave. Mediat italiane raportojnë se Komuna e Genovas ka marrë sot një vendim për të shpallur dy ditë zie në kujtim të viktimave.

Kështu në nder të viktimave, nesër dhe pasnesër flamuri i komunës, ai i Republikës së Italisë si dhe ai i Bashkimit Europian do të ulen në gjysmështizë. Kjo vlen për të gjitha godinat institucionale të qytetit, si Palazzo Tursi, ndërtesat komunale, ato të organeve publike dhe shkollave të qytetit, shkruan ‘Tgcom’.

Kujtojmë që shembja e urës i ka kushtuar jetën 35 personave, 1 prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë dhjetëra persona po marrin ndihmën e nevojshme ndërsa 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: