NEPAL- Mrekullitë mund të ndodhin. Ushtria në Nepal ka arritur të nxjerrë nga rrënojat në Bhaktapur një foshnje vetëm 4 muajshe, 22 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit dhe banorët në Nepal, të dielën nisën kërkimin e dëshpëruar për të mbijetuarit një ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, epiqendra e të cilit ishte pranë kryeqytetit Katmandu, duke rrafshuar shtëpitë, ndërtesat dhe tempuj dhe duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në të gjithë rajonin.

Rrugët dhe sheshe të tëra në kryeqytetin e më shumë se 1 milion njerëzve ishin të mbuluara në rrënojat. Banorët të shokuar nisën kërkimet për të mbijetuarit. Mbi 5000 njerëz janë regjistruar të vdekur. Megjithatë, ky fëmijë i mrekullueshëm u shpëtua nga ushtria Nepal pasi ishte bllokuar në rrënojat e tërmetit për 22 orë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: