Në mënyrë të pabesueshme, Barcelona pësoi një humbje të rëndë brenda në shtëpi, për më tepër nga një ekip si Leganes, një skuadër që lufton për mbijetesë, duke konfirmuar zyrtarisht krizën që i ka mbërthyer. Në fillim dukej se Hansi Flick kishte “shkopin magjik”, me gjermanin që transformoi totalisht ekipin blaugrana duke u kthyer në favorit absolut në La Liga, por “magjia” e Flick filloi të zbehej, ndërsa tani është zhdukur totalisht.
Leganes i befasoi që në aksionin e parë, që në minutën e 4-ët me Gonzales. Pas këtij momenti, Leganes vetëm priti, “parkuan” në gjysmëfushën e tyre, ishim dhe me shumë fat teksa Lewandowski dhe e gjithë pjesa tjetër e Barcelonës ishin të pasaktë në pasin final, madje duke shpërdoruar edhe raste flagrante. Flick provoi në çdo formë për të shmangur këtë humbje, por pa sukses.
Me 38 pikë, Barcelona qëndron në krye, por e ndjekin “këmba këmbës” dy ekipet e Madridit, Atletico dhe Real. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, mediat shkruajnë se Hansi Flick ka lënë ekipin dy ditë pushim.
Me Barcelonën dhe Realin që vijojnë sezonin me ulje ngritje të forta, përfiton në maksimum Atletico Madrid. Ekipi i Simones kaloi edhe Getafe-n me rezultatin 1-0 duke kapur Barçën në krye në kuotën e 38 pikëve, madje kanë dhe një ndeshje më shumë në dispozicion.
Mediat spanjolle, ato pranë ekipit të Barcelonës, nuk përdorën lojëra fjalësh për të përshkruar situatën që po kalon ekipi i Hansi Flick: “Katastrofë”, shkruan Mundo Deportivo.
(Ba