TEL AVIV–Rrjedhja e naftës pas çarjes së një naftësjellësi ka shkaktuar katastrofën më të madhe mjedisore në historinë e Izraelit, njoftoi sot Ministria izraelite e Mjedisit.

“Miliona litra naftë kanë rrjedhur nga e çara e këtij naftësjellësi”- deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Ran Lior.

Zyrtarët po hetojnë për shkaqet e katastrofës që ndodhi në jug të vendit, pranë zonës turistike të Eilatit, në Detin e Kuq.

“Kafshë të ndryshme dhe palma të rralla rrezikojnë shumë nga kjo ndotje e ambientit”- shprehen zyrtarët e qeverisë, të cilët theksojnë se pastrimi i zonës do të marrë shumë kohë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb