BRITANI E MADHE

Prej disa ditësh në tabloidet e mediave britanike qarkullojnë lajme për zënka të mundshme mes Meghan Markle dhe disa të afërmve të Harryt.

Dukesha e Susex, për shkak të karakterit të vështirë, është konfliktuar me kushërirën Eugenia dhe mbi të gjitha me kunatën Kate Middleton. Këto përplasje kanë sjellë edhe një ftohje mes raporteve të vëllezërve Harry dhe Ëilliam dhe si pasojë një largim nga pallati Kensington i djalit më të vogël të Charls dhe Dianas. Por kunata e madhe Kate ka folur për herë të parë rreth shtatzënisë së Meghan.

“Shtatzënia e Meghan? Është një moment i veçantë, jam shumë e emocionuar. Do të jetë një kusherir i vogël për, Georg, Charlotte dhe Loise”- ka thënë Kate gjatë një takimi me disa studentë të Leicester Univeristy. Një prej tyre ka regjistruar bisedën me dukeshën e Cambridge dhe më pas e la postuar në Instagramin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb