Aktorja e njohur Kate Hudson ka befasuar fansat e saj me lajmin se ajo dhe i dashuri Danny Fujikawa janë në pritje të fëmijës se tyre të parë .

38-vjecarja, e cila është nënë e dy djemve, ka njoftuar se do të lindë vajzë. Lajmin e bukur ka qene vete Hudson që e ka dhënë në profilin e saj Instagram.

Një burim ka thënë për People se ka kohë që çifti po përpiqet të ketë fëmijë dhe vetëm tani ata kanë arritur të kenë këtë lajm.

Djali i parë i aktores ka lindur në vitin 2004, ndërsa erdhi nga martesa e saj me frontmenin e “The Black Crowes”, Chris Robinson.

Kate ka edhe një djalë nga lidhja me frontmenin e “Muse”, Matt Bellamy, i cili ka lindur në vitin 2011.
(da.xha/BalkanWeb)
Kate-Hudson

170406172914-kate-hudson-exlarge-169

download

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: