Arritëm në fund. Mjafton ky postim i bërë nga Kate Hudson në Instagram dhe të 700.000 fansat e saj janë përgjigjur entuziast me zemra dhe komente. Aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit në Instagram foto me barkun shtatzënë.

Pasi e ka mbajtur sekret për disa muaj, për shkak të shqetësimeve të mëdha të paprovuara me dy vajzat e para, diva ka zbuluar gjithmonë në Instagram në muajin prill se pret një vajzë nga i dashuri i ri Danny Fujikaëa, ish kitarist i Chief dhe miku i saj prej 15 vitesh.

Cifti kishte filluar të frekuentohej që në dhjetor të 2016 dhe që nga ajo kohë Kate kishte kuptuar që donte një fëmijë prej tij. Kate ka një djalë 14 vjeçar, Ryder me muzikantin Chris Robinson dhe Bingham, 6 vjeç e lindur nga lidhja me Matthew Bellany, lider i bandës Muse.

Tani më në fund vjen një vajzë dhe Kate e dëshmon shpesh entuziazmin e saj tek njerëzit e afërt. Tani me këtë postim të gjithë janë të pritje, për të parë yllin e ri të familjes.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb