Kensington Palace ka konfirmuar pak  më parë se Kate Middleton dhe Princi William nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve BAFTA 2025 që do të mbahet të dielën, më 16 shkurt.

Princi William i cili ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, do të shfaqet me video-mesazh gjatë ceremonisë.

Sipas Kate Mansey, redaktore mbretërore e Times deklaroi vendimi i çiftit për të mos marrë pjesë në çmimet e këtij viti është për faktin se ngjarja përkon me festat e fëmijëve të tyre.

Vlen të theksohet se çifti mbretëror ka një histori të gjatë pjesëmarrjeje në BAFTA . Edhe vitin e kaluar, kur Kate po i nënshtrohej kimioterapisë, Princi i Uellsit shkoi vetëm në ceremoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb