Ka lënë Williamin në shtëpi për një natë Kate Middleton dhe është shfaqur e bukur dhe rrezëllitëse në galanë e National Portrait Gallery.
Së bashku me të edhe David dhe Victoria Beckham, të cilët kanë mbërritur në festë dorë për dore dhe një Kate Moss e cila ka tërhequr vëmendjen e veshur me një fustan të kuq.


Eventi ka qenë edhe rasti për paraqitjen e parë zyrtare të princeshës Beatrice me të fejuarin Edoardo Mapelli Mozzi.
Kanë qenë ditë të mbushura me impenjime këto të fundit për Dukeshën e Cambridge, mes festimeve për princin Carlo dhe Commonwealth day, ku ajo ka marrë pjesë së bashku me familjen mbretërore. Këtë herë Kate ka kaluar një mbrëmje vetëm dhe ka marrë pjesë në eventin bamirës të organizuar në muzeun e famshëm të Londrës.


Për këtë rast ajo ka zgjedhur një fustan të gjatë, të veshur edhe në 2017. Por Middleton nuk ishte e vetmja që ka marrë pjesë në këtë festë. Beckham kanë mbërritur aty të kapur për dore, shumë elegant. Nuk ka munguar në këtë party edhe Kate Moss, e cila ka tërhequr vëmendjen me fustanin e saj të gjatë të kuq. Kjo festë ka qenë edhe rasti i duhur për daljen e parë zyrtare të princeshës Beatrice me Edoardo Mapelli Mozzi. Të dy janë bashkë që prej tetorit të 2018 dhe mesa duket dasma e tyre është në prag.


(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri