Duka dhe Dukesha i Cambridge kanë bërë një vizitë në Norvegji dhe gjatë vizitës së tyre atje janë shoqëruar nga princi trashëgimtar Haakon dhe nga princesha Mette-Marit.

Në pistat e skive në Ovresetertjern Kate Middleton është takuar me fëmijët e një kopshti, të cilët kanë marrë pjesë në një leksion skish, dhe pa u shqetësuar aspak për barkun e saj, ka ndihmuar disa fëmijë që kishin vështirësi.

Më pas të gjithë së bashku kanë përgatitur një çaj në ambient të hapur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: