Kate Moss ishte praktikisht ajo që shpiku fustanin nudo në vitin 1993, një fenomen që ende përbën stilin e sotëm në tapetin e kuq. Dhe tani supermodelja i është kthyer rrënjëve të saj, me dy fustane të tejdukshme javën e fundit.

Të mërkurën, modelja mbërriti në festën e Diet Coke në Londër (ajo nisi një bashkëpunim zyrtar me markën e pijeve në fillim të këtij viti) e veshur me një fustan të tejdukshëm, shkëlqyes me gjatësi deri tek kyçi i këmbës, me një dekolte super të thellë. Ajo e bashkoi atë me një pardesy të zezë të hedhur mbi shpatulla dhe platforma të përshtatshme. Pamja u kompletua me gjerdane argjendi elegante. Flokët i kishte stiluar me kaçurrela të lirshme dhe grimi i saj ishte i thjeshtë.

Në fillim të këtij muaji, Moss mori pjesë në Wall Street Journal Innovator Awards në Nju Jork, gjatë së cilës ajo veshi një fustan të tejdukshëm me kapuç mbi të brendshme të zeza për t’ia dorëzuar çmimin e saj Fashion Innovator të dashurit dhe drejtorit krijues të Saint Laurent, Anthony Vaccarello.

  • foto galeri
  • foto galeri

Moss së fundmi ka komentuar pamjen ikonë të viteve ’90 në një intervistë. “Nuk e dija se ai fustan ishte i tejdukshëm derisa fotot dolën të nesërmen në gazetë”, tha ajo. “Ishte blici që e bënte të dukej e zhveshur, sepse në fakt kur e kisha veshur, nuk mendoja se ishte aq i dukshëm. Por, me sa duket, ishte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: