Nuk e humb klasin as teksa qëron patate dhe gatuan një pulë modelja e famshme. Kate Moss, protagoniste e numrit të fundit të edicionit britanik të Vogue, na tregon disa sekrete të saj në kuzhinë. Top modeles, revista e famshme i ka kushtuar tre kopertina, ku shfaqet teksa gatuan dhe ku shfaqet topless.

Në moshën 45 vjeçare Kate shfaqet e mrekullueshme me pak make-up dhe e zhveshur. Joshëse dhe e shkëlqyeshme, ajo fotografohet për një nga kopertinat e British Vogue duke i kthyer krahët objektivit dhe duke treguar shpinën e saj të zhveshur. Në një tjetër kopertinë ajo shfaqet shumë elegante me një peliçe të bardhë, në të tretën ajo shfaqet super seksuale me një bluze të hapur, duke treguar dekoltenë. Në Videon që Vogue ka postuar në Instagram Moss nxjerr një anë të patreguar më parë, teksa përgatit një rosto pule për të ftuarit.

Kate shpjegon hap pas hapi recetën dhe shtron tavolinën si një shtëpiake model. Kush e kishte imagjinuar që ylli i pasarelave të ishte edhe një mbretëreshë në kuzhinë?

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb