BRITANI E MADHE – Gjatë turit disaditor që po zhvillojnë në Suedi dhe Norvegji, Kate dhe William, janë kthyer në qendër të vëmendjes së mediave. Kate është ajo që tërheq më shumë vëmendjen, pasi komentohet gjithmonë për zgjedhjet në veshjen e saj.

Dukesha dukej rrezatuese me fustanin nga Alexander McQueen. Kate edhe ditën e dasmës zgjodhi pikërish McQueen që të dizenjonte fustanin e ëndrrave. Ajo e di shumë mirë se kur bën këtë zgjedhje nuk dështon. Me një nur që i ka rënë nga shtatzënia, Kate i dha më shumë shkëlqim pallatit mbretëror të Oslos, në Norvegji.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: