Kate Winslet ka folur së fundmi për skenën e saj të famshme me Leonardo DiCaprio-n në “Titanic”.

Aktorja 49-vjeçare rikujtoi skenat e saj të filmit gjatë një interviste për Vanity Fair, ku foli më shumë për skenën e famshme të puthjes me kolegun e saj.

Kate zbuloi se skena ishte një “makth” për t’u filmuar sepse regjisori James Cameron donte ndriçimin e përsosur dhe për më tepër e xhiruan atë skenë në një pjesë të setit ku ekipi i flokëve dhe grimit nuk kishin akses.

“Midis xhirimeve, në thelb isha duke ribërë grimin. Ne vazhduam ta bënim këtë puthje, dhe unë kisha një grim shumë të zbehtë dhe do të më duhej të bëja kontrollet e grimit tonë – tek ne të dy, midis puthjeve – dhe do të përfundoja sikur të kisha thithur një karamel çokollatë pas çdo xhirimi, sepse grimi i tij do të më ngjitej,” -tha Kate.

Më tej duke bërë një zbulim delikat për Leo-n, ajo tha:

“Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio. Por nuk ishte ashtu siç mendohet se ishte.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: