Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë.

Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off.

Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derib mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin  tyre përballë “lagunarëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb