Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 19-të për shkak të kushteve të atmosferike dhe reshjeve të dëborës.
Ndeshja Pogradeci-Flamurtari, që ishte planifikuar ditën e shtunë, do të luhet ditën e hënë në ora 13:30 në stadiumin e Pogradecit.
Ndërsa, ndeshja Korabi-Valbona, që ishte planifikuar të dielën, do të luhet gjithashtu të hënën po në ora 13:30.