Takimet e sotme të javës së 21-të në Kategorinë e Parë dhuruan emocione.

Vora ka mposhtur 1-0 Burrelin me një gol të Hasajt në minutat e fundit të sfidës që ka bërë diferencën për këtë skuadër. Ndërkohë, Flamurtari i vendit të dytë që e ndjek hap pas hapi, ka mundur në transfertë Lushnjën me shifrat 3-0 falë Markut, Oshafit e Bathës që sollën tre pikë të thjeshta për ekipin e Agostinelit.

Edhe Besa ishte në fushë sot, duke marrë një fitore dramatike përballë Kukësit në shtesë. Golit të Grecës në pjesën e dytë iu përgjigj Hilaj dhe u duk se sfida po mbyllej në barazim. Por Goxha në shtesën e takimit shënoi golin e suksesit 2-1 që mban ende gjallë shpresat e kavajasve për një vend në dyshen e parë, për të shmangur play-off për ngjitjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb