Zhvillimi i futbollit është futur në fazat e aplikimit të teknologjisë gjithnjë e më shumë. Rrymat që e kundërshtojnë janë të shumta, duke argumentuar se po zbehen emocionet e futbollit në çastin real sapo ndodh, por nga ana tjetër, në momentin që një gabim njerëzor riparohet dhe ndryshohet duke vendosur drejtësi, atëherë të gjithë bëjnë një hap pas duke e pranuar.

Sistemi VAR është pikërisht teknologjia që ka të bëjë me raste specifike në arbitrim, e cila ka nisur të ketë aplikim të gjerë në kampionatet elitare, kompeticionet e rëndësishme të UEFA-s, apo së fundmi u aplikua edhe në Botërorin “Rusi 2019”.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se teknologjia më e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021. Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, sigurisht ato që janë edhe më modernet, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie, duke e vendosur kampionatin shqiptar mes atyre që hedhin një hap të rëndësishëm drejt perfeksionimit.

Tekonolgjia var

Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm. Me gjasë, pjesa dërrmuese e skuadrave në Superiore do ta aplikojnë në stadiumet e tyre.

VAR- Çfarë është sistemi VAR? Për gjithkënd të apasionuar pas futbollit modern të kohëve të fundit, VAR mund të përkufizohet thjesht me atë televizionin që bën me shenjë një gjyqtar kur kërkon të shohë rastet e diskutueshme. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një sistem me të paktën 32 telekamera në të gjitha këndet e stadiumit të vëzhguara nga një staf gjyqtarësh, të cilët i vijnë në ndihmë gjyqtarit për raste specifike gjatë lojës.

Deri më tani rregullorja e VAR-it përcakton ndërhyrjen kur bëhet fjalë për dhënien apo heqjen e një kartoni të kuq të drejtpërdrejtë. Kur bëhet fjalë për anulimin e një goli. Kur bëhet fjalë për pozicion jashtë loje, që shërben për akordimin apo anulimin e një goli. Për rastet e penalltive brenda zonës që nuk janë akorduar nga gjyqtari.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb