Tmerret e terroristëve të ISIS nuk kanë të sosur. Së fundmi ISIS ka djegur të gjallë katër burra irakianë pasi i kishin lidhur dhe varur më parë me kokë poshtë. Të katër burrat, të cilët në fotot që publikojnë mediat e huaja duken të lidhur me zinxhirë rreth kyçeve të këmbëve e duarve, janë detyruar të përjetojnë vdekjen për së gjalli teksa flakët vijnë në drejtim të tyre.

Kjo është treguar edhe në një video të publikuar së fundmi si propagandë që bën shteti islamik ISIS. Të veshur me kostumin portokalli që karakterizon këtë grup, secili prej katër burrave prezantonin veten para kameras, duke dhënë emrat e tyre dhe një përshkrim të shkurtër të rolit të tyre në luftimin e ISIS. Para vdekjes, të burgosurit janë detyruar të shikojnë disa video që tregojnë gjymtimin e organeve të luftëtarëve të vdekur të ISIS, nga anëtarët e ushtrisë irakiane dhe aleatë të milicisë shiite.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: