Barcelona, ka bërë me dije, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se është dëmtuar sulmuesi Ansu Fati. Sipas asaj që shkruhet nga katalanasit, Fati do të mungojë rreth 4 javë.
“Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin e kofshës së djathtë gjatë seancës stërvitore të së mërkurës. Si pasojë e dëmtimit, ai pritet të jetë jashtë fushës për rreth katër javë”- shkruan klubi.
22-vjeçari po kalon një moment mjaft të vështirë në karrierë, teksa gjatë periudhës së fundit ka pësuar shumë dëmtime dhe forma e tij ka qenë shumë larg asaj që pritej. Ai është impenjuar në vetëm 4 ndeshje këtë edicion në Spanjë.
(J.S/BalkanWeb)