Në librin e tij “Business @ the Speed of Thought” të publikuar në vitin 1990, Gates bënte disa parashikime në lidhje me zhvillimin e teknologjisë të cilat për kohën ishin të paimagjinueshme. Koha tregoi që çdo mendim i këtij libri po vërtetohet dita ditës. Disa nga parashikimet po i listojmë më poshtë:

Website për krahasimin e çmimeve
Parashikimi i Gates: do të zhvillohen shërbime të cilat do të ofrojnë krahasim të çmimeve në mënyrë automatike në mënyrë që njerëzit të zgjedhin lehtësisht produktet më të lira Sot: mjaft lehtësisht, mund të kërkohet në Google çdo produkt dhe të shihet krahasimi i çmimeve
Pajisjet mobile
Parashikimi i Gates: do të kemi gjithmonë pas vetes pajisje elektronike që do të na lejojnë të jemi gjatë gjithë kohës online, të bëjmë blerje kudo që ndodhemi, të lexojmë lajmet e fundit, pra të bëjmë çdo gjë vetëm me anë të një pajisjeje. Sot: Smartphone, Smartwatch, Amazon Echo, HoloLens etj janë disa nga produktet që na lejojnë të jemi gjatë gjithë kohës online dhe të lidhur.
Pagesa të menjëhershme, financime online dhe asistencë mjekësore online
Parashikimi i Gates: Njerëzit do të paguajnë fatura online dhe do të komunikojnë me doktorët online. Sot: Tashmë, janë krijuar mjaft startupe nëpër botë që sjellin më nga afër pacientët me doktorin dhe lejojnë rezervime dhe këshillime online. Gjithashtu, nëpërmjet faqeve të ndryshme mund të merret lehtësisht një hua online dhe të kryhen pagesa online.
Asistent inteligjent dhe Internet of Things
Parashikimi i Gates: do zhvillohen asistentë personalë që do të lidhin të gjitha pajisjet në mënyrë inteligjente me njëra tjetrën duke shkëmbyer të dhëna. Sot: Asistentët vokalë si Siri apo Google Assistant i ofrojnë përdoruesve informacione të ndryshme në lidhje me përditshmërinë e tyre dhe kërkesat e tyre. Vlen për tu përmendur këtu edhe instrumentet inteligjent si rasti i Nest që regjistrojnë sjelljen e individit dhe rregullojnë në mënyrë automatike temperaturën e shtëpisë. /CIO Albanian.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: