DURRËS- Të maskuar si policë kanë hyrë në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit dhe kanë marrë peng një person. Nuk është skenari i ndonjë filmi aksion por ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në qytetin bregdetar pranë 2 kullave binjake.

Sipas raportimeve të para, 4 autorët mbanin veshur uniforma policie dhe me forcë kanë marrë peng shtetasin Gaz Çollaku, të cilin e kanë shoqëruar me dhunë deri tek automjeti me të cilin udhëtonin, një “Audi” me targa gjermane. Ngjarja ka shokuar qytetarët që ndodheshin të pranishëm, por që nuk kanë mundur të ndërhyjnë pasi kanë kujtuar se kanë qenë forcat e policisë. Për ngjarjen është njoftuar menjëherë policia e Durrësit, e cila ka nisur hetimet dhe njëkohësisht ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë qytetin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: