Gazetari Igli Çelemeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e 15-vjeçarit të plagosur mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës së tij, ngjarje e ndodhur në Fushë Mëzez.
I marrë në pyetje djali fillimisht ka thënë se ka qenë një makinë që ka kaluar para banesës ajo që ka qëlluar.
Megjithatë policia ka vërtetuar më vonë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti në familje.
Ishte një konflikt mes dy xhaxhallarëve të 15-vjeçarit, që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e të miturit.
Katër plumba janë gjetur tek porta e shtëpisë ku ka ndodhur ngjarja ndërkohë në banesë është gjetur një sasi kokaine rreth 10 gramë dhe fishekë.