Tani është stina e hurmave. Ato përmbajnë vlera ushqyese fantastike. Po kur nuk duhet të hani hurma:

Mos konsumoni hurma me stomakun bosh
Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide tretës. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulcera, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë, etj; dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: