Kristian Mba është i larguari i radhës nga Partizani, një transferim u zyrtarizua nga “demat” para sfidës me Skënderbeun.

Klubi i kuq ka arritur akordin për transferimin e sulmuesit në Ukrainë te klubi i Metalist Kharkiv për shifrën e 500 mijë eurove. Mba është titullari i katërt që largohet nga Partizani në Ukrainë gjatë kësaj merkatoje. Më parë ishin Hadroj, Cara dhe Rrapaj po drejt Ukrainës.

NJOFTIMI – “Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Kristian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit. Klubi i shpreh mirën johjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe, me të cilën fitoi edhe titullin kampion të Shqipërisë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Kristian! Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe, FK Partizani”.

FITIMET – Partizani në këtë janar ka arritur të arkëtojë një shifër të konsiderueshme parash, pas shitjes së katër titullarëve të ekipit. Rrapaj mban rekord, pasi u shit për 600 mijë euro tek Kolos Kovalivka, teksa e ndjek Mba, që pret zyrtarizimin te Metalist. Nga 150 mijë euro u shitën edhe Hadroj (Polisia) dhe Cara (Oleksandria), me fitimet, që shkojnë plot 1.4 milionë euro në total.20

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb