Nga Andi Bejtja
Kemi kohë për analiza po gjëja më qesharake me shqiptarët është që i bien telefonit dhe thonë “Hë me a të thashë për Trumpin”, të gjithë që më parë kishin thënë “e vdekme fiton Klintoni”. Vetë i përkisja asaj kategorie që nuk isha i sigurtë kush do fitonte. Vazhdojnë telefonat “hë me a të thashë”.
Tani që t’i biem shkurt të paktën mua katër veta më kanë thënë pa pushuar që fiton Trump.
1) Altin Goxhaj që Trump duhet ta bëjë qytetar nderi për luftën dhe punën që ka bërë
2) Dritan Kaba këshilltar pranë grupit të LSI-së që i thithte fjalimet e Trumpit si qumështin e nënës
3) Leonard Koka, që thoshte për Gon Dukën se “kam Trumpin tim”
4) dhe nga politikanët absolutisht vetëm njëri: nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili sa filloi fushata kishte bërë një vëzhgim të hollë: Trumpi i bën amerikanët të ndjehen amerikanë, ndërsa Klintoni të ndjehen europianë.
Shumë njerëz u bënë qorrazi në Shqipëri me Trump, vetëm e vetëm prej deklarimeve të Ramës. E vetmja gjë që nuk po kuptoj është një kategori shqiptarësh që janë dhe me Trumpin dhe me Ramën njëherësh. Këta duhen studiuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb