Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinj u përplas me një betoniere, e për pasojë shoferi dhe tre pasagjerët ndërruan jetë.

Në pamjet nga aksidenti shihet se si automjeti është shkrumbuar i tëri.

Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, duke njoftuar se të rinjtë ishin përkatësisht të moshave 25, 20, 24 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë është kryer edhe drejtuesi i betonieres, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb