Gazetari Igli Çelmeta raporton se automjeti tip Benz ka qenë me impiant benzinë -gaz, që mendohet të jetë edhe shkau i shpërthimit të zjarrit menjëherë pas përplasjes.

Betonierja ka qenë me shpejtësi të ulët, ndërsa dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi. Një detaj tjetër i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar e për pasojë të rinjtë mund të mos kenë arritur të shihnin betonieren.

Ka qenë një patrullë policie ajo që ka konstatuar aksidentin duke njoftuar zjarrëfikësen e Fushë-Krujës, e cila e ka pasur të pamundur shuarjen e flakëve.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tiraan që kjo të bëhej e mundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb