Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Betonierja ka qenë në lëvizje dhe Benzi ku udhëtonin katër të rinjtë ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Makina e të rinjëve ka shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stopa nga pas apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb