Katër anëtarë të një familjeje, duke përfshirë një grua dhe dy fëmijë u vranë pasi një rrëshqitje dheu goditi shtëpinë e tyre në provincën lindore indoneziane të Nusa Tenggara, tha një zyrtar lokal.

Sipas raportit paraprak, fatkeqësia ndodhi në fshatin South Rewarangga në rajonin Ende rreth orës 05:30 të mëngjesit me orën lokale.

Kreu i policisë së Ende, Sudarmin Syafrudin tha për mediat lokale se familja jetonte në një shëpi njëkatëshe 12 metra katrorë pranë një shkëmbi 10 metra.

‘Në zonë kishte rënë shi i madh kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Fatkeqësia ndodhi në agim, ndërsa ata ishin ende në gjumë’, tha Syafrudin.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb