SHBA

Një vinç i madh është rrëzuar duke lënë të vdekur plot 4 persona dhe shumë dëme materiale. Ngjarja ndodhi në një rrugë me shumë lëvizje në, South Lake Union, Saettle rreth orës 15:30 sipas orës lokale.

Ata që u vranë ishin dy punëtorë vinçi dhe dy shoferë makinash në rrugë. Një grua, foshnja e saj dhe një djalë në të 20-at u plagosën dhe u dërguan në spital. Vinçi ndodhej në kantierin e ndërtimit të zyrave të Google, të cilat po rikonstruktoheshin.

“Gjysma e tij po fluturonte anash në ndërtesë, gjysma tjetër ra në rrugë, duke kaluar dy korsi trafiku”, tha një dëshmitare. Videoja e momentit të rrëzimit të vinçit u filmua nga një shoqer makinë që ndodhej në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb